×
  • Lajme
  • Lajme

    Mot i nxehtë gjatë kësaj jave, temperaturat do të arrijnë deri në 32 gradë celsius

    Reporteri
    23 Maj 2022 | 7:28

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se mot kryesisht i ndryshueshëm dhe mjaft dinamikë, parashihet të mbajë gjatë kësaj jave.

    Do të ketë vranësira konvektive të cilat vende-vende parashihen të sjellin reshje dhe shkarkime rrufesh.

    Sa i përket temperaturave, ato do të jenë tipike pranverore. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-32 gradë Celsius.

    UV në fillim do të shënoj vlera mesatare, ndërsa nga dita e mërkurë e tutje parashihet të ketë vlera të larta.

    IHK thekson së gjatë këtyre ditëve do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!