×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani dhe Meta në shënimin e 110-vjetorit të Kuvendit të Junikut

    Reporteri
    23 Maj 2022 | 8:11

    Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, sot do të qëndrojë në Kosovë, ku së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Omsani do të marrin pjesë në shënimin e 110-vjetorit të Kuvendit të Junikut i paraparë të mbahet prej orës 13:00.

    Parapakisht, presidentët Osmani dhe Meta do të vendosin lule te busti i heroit Edmond Hoxha në Junik.

    Kuvendi i Junikut u mbajt prej 21 deri më 25 maj 1912 në Junik me nismën e Hasan Prishtinës dhe në të morën pjesë 250 delegatë nga Vilajeti i Kosovës, sanxhakët e Dibrës, të Shkodrës dhe të Elbasanit. Falë përpjekjeve të Hasan Prishtinës, Bajram Currit dhe Isa Boletinit u paralizuan veprimet e elementëve turkomanë në radhët e lëvizjes.

    Shumica e pjesëmarrësve të Kuvendit vendosën të vazhdohej kryengritja e armatosur, kësodore u lidh besa dhe u vendos të ndërmerrej një kryengritje e përgjithshme.

    Kuvendi miratoi programin politik i cili përmbante kërkesa për autonominë e Shqipërisë, vendosjen e administratës shqiptare, caktimin e gjuhës shqipe me alfabet kombëtar si gjuhë zyrtare, ngritjen e flamurit shqiptar në gjithë vendin dhe garancinë e Fuqive të Mëdha për plotësimin e këtyre kërkesave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!