Policia njofton se një qytetar nga fshati Slivovë i Ferizajt ka vrarë një qen endacak me pushkë gjuetie.
Sipas njoftimit të policisë, qeni ka tentuar ta sulmojë fëmijën e vëllait të këtij qytetari.
“I dyshuari nga shtëpia kishte marrë një pushkë gjuetie të cilën e kishte pasur pa leje dhe kishte shtënë dy herë në drejtim të qenit të cilin e kishte vrarë”, tha policia.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja te fishekëve dhe nga i dyshuari është konfiskuar pushka e gjuetisë, pa leje.
Rasti është proceduar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i policisë:
PËRDORIM I ARMËS & ARMËMBAJTJE PA LEJE /Fsh. Slivovë, Ferizaj, 22.05.2022 – 17:30. I dyshuari mashkull kosovar deri sa kishte qenë së bashku me një fëmijë te vëllait te tij para shtëpisë së tij, një qen endacak kishte tentuar që të sulmoj fëmijën. I dyshuari nga shtëpia kishte marrë një pushkë gjuetie të cilën e kishte pasur pa leje dhe kishte shtënë dy herë në drejtim të qenit të cilin e kishte vrarë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja te fishekëve dhe nga i dyshuari është konfiskuar pushka e gjuetisë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.