Bota e futbollit mbeti e habitur të shtunën pasi Kylian Mbappe vendosi të qëndrojë në Paris Saint-Germain dhe të nënshkruajë një kontratë të re me kampionët e Ligue 1.
Sulmuesi francez nënshkroi një marrëveshje të re mahnitëse, e cila do ta shohë atë të fitojë 50 milionë euro neto në secilin prej tre viteve të ardhshme, si dhe një shumë nënshkrimi prej 100 milionë eurosh.
Edhe pse këto shifra, të raportuara nga Le Parisien dhe La Republica, ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht, ajo që është e qartë është se PSG i ka dhënë sulmuesit francez kontratën më të shtrenjtë në historinë e futbollit.
Klubit parisien i është dashur të kapërcejë një sërë pengesash për të siguruar të ardhmen e Mbappes në klub.
Një nga këto është fakti se taksat me të cilat përballet PSG janë dukshëm më të larta se sa kanë klubet në Spanjë, Angli apo Gjermani.
Tjetra janë të ashtuquajturat tarifa sociale në Francë, të cilat klubi i ka raportuar në UEFA dhe që përfaqësojnë tetë ose nëntë për qind të pagës.
Llogaritë e fundit të PSG treguan një faturë pagash prej më shumë se 629 milionë euro, me 136 milionë euro të lidhura drejtpërdrejt me tarifat sociale.
Duke qenë se Mbappe është një shtetas francez, si rezultat i kësaj, ai tatohet më së shumti, ndryshe nga lojtarët e huaj që kanë më pak se tetë vjet në vend dhe që mund të përfitojnë zbritje tatimore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.