×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti kritika Kurtit për vizitën në Amerikë: Adresa e të gjitha adresave është Shtëpia e Bardhë

    Reporteri
    23 Maj 2022 | 19:24

    Deputeti nga radhët e LDK’së, Avdullah Hoti, ka komentuar vizitën dy javore të kryeministrit Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Hoti ka thënë se adresa e të gjitha adresave është “Shtëpia e Bardhë”, duke kritikuar kështu Kurtin se si gjithë vizitën e kaloi duke zhvilluar takime me biznese e jo në Shtëpinë e Bardhë, shkruan Reporteri.net.

    “Shëtitje në shumë adresa, përpos në adresën që për botën demokratike, dhe për shqiptarët në veçanti, është adresa e të gjitha adresave; Shtëpia e Bardhë. Parimisht, vizita në Shtëpinë e Bardhë mundëson qasje të suksesshme në të gjitha adresat e tjera, e jo e kundërta”, ka shkruar Hoti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!