×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla ripërsërit kërkesën për liberalizim të vizave gjatë bisedës me komisioneren evropiane

    Reporteri
    23 Maj 2022 | 21:31

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka zhvilluar sot një takim  virtual me Komisioneren Evropiane për Punë të Brendshme, Ylva Johansson.

    Sipas njoftimit të MPB’së, Sveçla e njoftoi Johansson për arritjet e Ministrisë që ai udhëheq dhe të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për bashkëpunim të mëtutjeshëm në ofrimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend dhe në rajon.

    Tutje, thuhet se Sveçla ripërsëriti kërkesën për liberalizim të vizave për kosovarët.

    “Ministri Sveçla si në takimin e fundit që ka pasur me znj. Johansson në Slloveni, ka ritheksuar nevojën imediate të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, në mënyrë që të kenë të drejtën e lëvizjes së lirë kudo në shtetet evropiane”, njofton MPB.

    Nga ana tjetër u tha se Johannson e vlerësoi angazhimin e institucioneve të Kosovës në luftimin e krimit, korrupsionit dhe të gjitha veprimtarive ilegale, që cenojnë sigurinë e qytetarëve tanë dhe ri-konfirmoi mbështetjen për liberalizimin e vizave për vendin tonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!