Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në Ditën e Presidentit ka kujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova, për të cilin tha se ishte themeltar i demokracisë institucionale të Kosovës.
Abdixhiku ka shkruar se vizioni i Rugovës është udhërrëfim për Kosovën dhe gjeneratat e reja.
“30 vite më parë, më 24 maj të vitit 1992, u mbajtën zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale në Kosovë. Populli i Kosovës, përveç se vendosi themelet e demokracisë institucionale në vend, zgjodhi dhe prijësin e vet historik – atin themeltar të shtetit tonë – Presidentin Ibrahim Rugova. Me të nisi artikulimi demokratik i vullnetit popullor për liri, pavarësi e demokraci. Pjesa tjetër është histori e lavdishme. Sot, shënojmë Ditën e Presidentit të Republikës së Kosovës, siç dhe nderojmë kontributin e jashtëzakonshëm të Ibrahim Rugovës dhe gjeneratës së artë politike të vendit tonë. Vizioni i Presidentit mbetet udhërrëfim për Kosovën e gjeneratave të ardhshme”, ka shkruar Abdixhiku.
Për Ditën e Presidentit edhe presidentja Vjosa Osmani ka bërë homazhe te shtatorja e presidentit historik, Ibrahim Rugova. Nga aty, Osmani tha se kjo ditë i kushtohet atij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.