×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Xhelal Sveçlës shpenzon gati 6 mijë euro të shtetit në dhurata protokollare

    Reporteri
    24 Maj 2022 | 19:57

    Gati 6 mijë euro të shtetit do t’i çojë në dhurata protokollare Ministria e Punëve të Brendshme, që udhëhiqet nga Xhelal Sveçla, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas dosjes së tenderit të publikuar nga vetë Ministria në e-prokurim, këto para do të shpenzohen për 11 lloje dhuratash.

    Ministria ka kërkuar të furnizohet me 10 “Harta të Kosovës në Filigran”, 20 “Harta të Kosovës në kristal”, por me madhësi të ndryshume, gjashtë punime “Prishtina e Vjetër, Prizreni, Gjakova dhe Mitrovica në kornizë”, katër “qilima me motive kombëtare në qelq”, 10 “Aksesorë për tavolina zyrash:, 20 “Hyjnesha në Fron”, 10 “Nëna Terezë në traventin”, 10 “Helmeta ilire- rielef në panel” dhe 10 “Punime të shqiponjës në filigran”.

    Vlera e saktë e kontratës është 5 mijë e 812 euro, derisa kohëzgjatja e saj është për 36 muaj.

    Tenderin e ka fituar Shpresa Dedinja B.I, derisa nënshkrimi i kontratës është bërë me 19 maj 2022.

    Kontrata është bërë me kuotim./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!