Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me presidentin e Bezos Earth Fund, Andrew Steer.
Fondi “Bezos Earth” u themelua falë një zotimi prej 10 miliardë dollarë të themeluesit dhe drejtuesit ekzekutiv të kompanisë “Amazon”, Jeff Bezos, në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe në mbrojte të mjedisit natyror.
“Kryeministri Kurti e njoftoi z. Steer me disa prej reformave kyçe që Qeveria e Republikës së Kosovës është duke zbatuar, me theks te synimi për të arritur një rritje të qëndrueshme socio-ekonomike që është në përputhje me qëllimin e përbashkët për një shoqëri më të gjelbër dhe të drejtë. Kryeministri Kurti po ashtu foli për planet dhe synimin e Kosovës për dekarbonizim, tranzicionin e drejtë energjetik dhe potencialin e Kosovës në energjinë e ripërtëritshme”, thuhet në njoftim.
Sipas komunikatës, kryeministri Kurti dhe Steer u pajtuan që të mbesin në kontakt për të diskutuar më tutje format dhe fushat e bashkëpunimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.