×
  • Lajme
  • Lajme

    “Trafiku Urban” blen dy makina që numërojnë nga 350 monedha metalike në minutë

    Reporteri
    24 Maj 2022 | 22:34

    Ndërmarrja Publike Komunale “Trafiku Urban” ka blerë dy makina për numërimin e monedhave metalike.

    Për këto dy pajisje, Trafiku Urban ka shpenzuar rreth 1 mijë euro. Kompania që e ka fituar tenderin dhe do ta kryejë këtë furnizim është ” Panamic ICT ” L.L.C, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas dosjes së tenderit të publikuar në e-prokurim, makina duhet t’i numëroj 350 monedha në minutë.

    “Makina duhet të jetë me standarde evropiane. Makina duhet t’i numërojë minimum 350 copa në minut. Makina duhet t’i këtë ndarjet 0.01,0.02,0.1,0.2,0.5,1,2 €. Makina duhet të këtë garancion dhe servisim për periudhën 12 muaj. Makina duhet të jetë me fuqi”, thuhet në dosjen e tenderit.

    Kontrata për këtë tender është nënshkruar më 20 maj 2022./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!