×
  • Sport
  • Sport

    “Shpërthen” dhuna edhe nga tifozët e Romës, shkatërrojnë një veturë policie në Tiranë

    Reporteri
    24 Maj 2022 | 22:58

    Një tjetër incident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë, ku këtë herë protagonistë janë tifozët e Romës të ardhur në kryeqytet për të parë finalen e Konferencë Ligës, ku ekipi i tyre i zemrës do të luaj mbrëmjen e të mërkurës me ekipin e Feyenoordit.

    Mësohet se turma e tifozëve janë përplasur me efektivët te ura e Drejtorisë së Policisë.

    Siç shihet dhe nga foto e mësipërme, tifozët kanë sulmuar makinën e Policisë së Shtetit duke i thyer xhamat.

    Efektivë të shumtë të policisë kanë arritur që të shpërndajnë turmën e tifozëve duke pastruar zonën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!