×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Klopp shpallet trajneri më i mirë i sezonit në Premierligë

    Reporteri
    24 Maj 2022 | 23:52

    Jurgen Klopp është shpallur trajneri më i mirë i sezonit 2021/22 në Premierligë.

    Edhe pse nuk e fitoi titullin në Premierligë, trajneri i Liverpoolit fitoi çmimin e më të mirit për edicionin që sapo përfundoi.

    Jurgen Klopp përfundoi menjëherë pas kampionit, Manchester Cityt në renditjen tabelare, kurse fitoi Carabao Cup dhe FA Cup gjatë këtij edicioni.

    Ai gjithashtu e udhëhoqi ekipin e “Reds” në finalen e Champions League, ku do të përballet me Real Madridin të shtunën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!