×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis tryeza për Ballkanin Perëndimor në Davos, Kurti e Vuçiq përballë njëri-tjetrit

    Reporteri
    25 Maj 2022 | 10:38

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po përballen në të njëjtin panel në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

    Kurtin e Vuçiqin i ka bërë bashkë tryeza e quajtur “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor” që tashmë ka nisur, shkuan Reporteri.net.

    Vuçiq ka publikuar pamje nga kjo tryezë, teksa ka shkruar se kanë pasur diskutime të vështira me liderët evropianë dhe rajonalë në Forumin Ekonomik Botëror.

    Kurti po qëndron për vizitë zyrtare në Zvicër që nga dita e hënë.

    Në këtë vend, shefi i ekzekutivit kosovar do të takohet me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe liderë politikë, po ashtu do të zhvillojë takime me mërgatën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!