Deputeti i Kuvendt të Kosovës, Haki Abazi ka dhënë dorëheqje nga anëtari i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.
Gazeta Online Reporteri.net ka kontaktuar me deputetin Abazi për ta pyetur për arsyet e një vendimi të tillë, por i njëjti nuk ka dhënë detaje.
“Nuk kom çka me thanë”, ka qenë përgjigjja e shkurtë e Abazit për Gazetën Online Reporteri.net.
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike është propozuar nga partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje.
Ky komision do të mbajë sot mbledhje ku pritet edhe të ipet njoftimi për dorëheqjen nga Komisioni të anëtarit Haki Abazi. /Reporteri.net
Haki Abazi jep dorëheqje nga Komisioni Hetimor për Energji, që vetë VV-ja kërkoi të themelohet
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.