Kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Zvicër.
Abazoviq, në njoftimin e tij për takimin, tha se vendi i tij është duke bërë u përpjekur që të ketë një politikë bashkëpunuese me qeverinë serbe dhe u shpreh i gatshëm për intensifikim të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
“Mali i Zi po bën çdo përpjekje për të promovuar një politikë të bashkëpunimit rajonal, pajtimit, bashkëjetesës dhe kohezionit më të mirë ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Marrëdhëniet me Serbinë janë në prioritet – jemi të gatshëm për bashkëpunim intensiv në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, ka shkruar ai.
#MNE🇲🇪 ulaže maksimalne napore da se na Zapadnom Balkanu promoviše politika regionalne saradnje, pomirenja, suživota, bolje ekonomske povezanosti.
Odnosi sa 🇷🇸 prioritetni – spremni smo na intezivnu saradnju u svim oblastima od zajedničkog interesa. Sastanak na @wef sa @avucic. pic.twitter.com/QhCu7EA8uV
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) May 25, 2022
Nga ana tjetër, Vuçiq në postimin e tij në Instagram thotë se kanë folur edhe për nismën Ballkani i Hapur dhe se e ka ftuar Abazoviqin që t’i bashkohet në takimin e ardhshëm të tri vendeve anëtare të kësaj nisme, i cili do të mbahet në Ohër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.