×
  • Sport
  • Sport

    Tifozët italianë komentojnë trazirat në Tiranë: Janë normale, është pjesë e lojës

    Reporteri
    25 Maj 2022 | 11:17

    Mijëra tifozë të Romës kanë mbërritur sot në portin e Durrës për të ndjekur në mbrëmje skuadrën e tyre të zemrës, që luan përballë Feyenoord, në ndeshjen finale të UEFA Conference League.

    Disa prej tyre, kanë komentuar edhe trazirat e djeshme në Tiranë.

    Sipas tifozëve italianë, që sapo kanë mbërritur në portin e Durrësit aktet e dhunës janë normale në ndeshje të këtij niveli.

    “Absolutisht janë normale, duhet ndalur dhuna por është edhe pjesë e lojës, shpresojmë të mos lëndohet askush dhe të jenë të gjithë të qetë”, shprehen ata për mediat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!