×
  • Lajme
  • Lajme

    Muja: Do ta kundërshtoj fuqishëm tërheqjen e Trustit edhe këtu, edhe në Kuvend, nuk lejoj shkatërrimin e Fondit Pensional

    Reporteri
    25 Maj 2022 | 11:54

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së ka prezantuar Projektligjin për Trustin në Komisionin për Buxhet dhe Transfere.

    Haxhiu, ka thënë se ky projektligj i plotëson kushtet dhe u është dërguar për mendim Qeverisë dhe i është shpërndarë deputetëve.

    Tërheqja e Trustit është përkrahur nga PDK dhe AAK, por është kundërshtuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, shkruan Reporteri.net.

    Kryetari i Komisionit, Armend Muja ka paraqitur arsyet për të cilat ai ka thënë se janë kundër tërheqjes së Trustit.

    Muja ka thënë se nuk mbahet mend një praktikë e tillë të ketë ndodhur në botë apo në Evropë, në rrethana kur vendi është në gjendje të rëndë ekonomike

    Ai ka thënë se me tërheqjen e Trustit nuk ndihmohen shtresat e varfra, por të pasurit.

    “Nuk ka të bëjë asgjë me inate personale. Në vitin 2020 është miratuar Ligji për Rimëkëmbje ekonomike për tërheqjen e rreth 200 milionë eurove nga kursimet pensionale. Janë tërhequr mbi 200 milionë euro.

    Po fLAS sa i përket praktikës. Trusti Pensional dhe Kursimi është obligim, nuk është opsionale. Nuk mbaj mend në Evropë ose dikund në botë që pa marrë parasysh shkallën ekonomike të jenë drejtu Trustit për ta zgjedhur këtë skemë, nuk janë prekur kursimet pensionale”, u shpreh Muja në Komision.

    Ai tutje tha se do ta kundërshtoj tërheqjen e mjeteve nga Trusti edhe në Kuvend.

    “Do ta kundërshtoj fuqishëm, jo vetëm këtu por edhe në Kuvend, përpjekjen për ta parandalu shkatërrimin e Trustit nuk do ta ndalë”, shtoi ai. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!