×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk kalon në Komision propozimi për tërheqjen e kursimeve nga Trusti

    Reporteri
    25 Maj 2022 | 12:20

    Komisioni për Buxhet nuk ka miratuar propozimin që t’i rekomandohet Kuvendit shqyrtimi i ligjit që mundëson tërheqjen e re nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

    Iniciativa e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu është përkrahur nga LDK dhe AAK, por është kundërshtuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, shkruan Reporteri.net.

    Kryetari i Komisionit, Armend Muja ka paraqitur arsyet për të cilat ai ka thënë se janë kundër tërheqjes së Trustit.

    Muja ka thënë se nuk mbahet mend një praktikë e tillë të ketë ndodhur në botë apo në Evropë, në rrethana kur vendi është në gjendje të rëndë ekonomike.

    Ai ka thënë se me tërheqjen e Trustit nuk ndihmohen shtresat e varfra, por të pasurit.

    Nga minoritetet, Verica Ceraniq e Listës Serbe ishte pro, ndërsa Duda Balje abstenoi.

    Në Kuvend, projektligji do të shqyrtohet pa aprovim të Komisionit apo Qeverisë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!