Zyrtarë policorë nga Kosova kanë udhëtuar sot drejt Shqipërisë, e të njëjtit do të monitorojnë finalen e “Conference League” mes Romës dhe Feynenoord, e cila do të luhet në Tiranë.
Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Kelani ka thënë se Policia e Kosovës referuar ndeshjes sportive e cila pritet të mbahet sot, do të dërgojë disa zyrtarë policorë në Tiranë.
“Referuar bashkëpunimit të ndërsjellët në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, si dhe referuar ndeshjes sportive e cila pritet të mbahet sot, Policia e Kosovës do të dërgojë disa zyrtarë policorë në Tiranë”, deklaroi ai.
Klan Kosova raporton se do të jenë rreth 40 pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
2 mijë e 800 efektivë të policisë shqiptare janë angazhuar në teren, në mënyrë që të garantojnë rendin dhe sigurinë për këtë kompeticion të rëndësishëm të Evropës.
Policia shqiptare ka informacione se nga çdo skuadër do të jenë 400-500 tifozë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.