×
  • Lajme
  • Lajme

    Duda Balje pasi abstenoi për tërheqjen e mjeteve nga Trusti: Momenti më i vështirë në karrierën time

    Reporteri
    25 Maj 2022 | 12:56

    Deputetja e Kuvendit, Duda Balje, pati deklaruar se do të mbështet tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale, teka sot në Komisioni për Buxhet dhe Transfere abstenoi.

    Balje këtë abstenim e cilësoi si momentin më të vështirë të karrierës.

    “Ky është momenti më i vështirë në karrierën time, pasi abstenimi është në emër të Grupit Parlamentar ndërsa personalisht jam pro”, tha Balje në hollin e Kuvendit të Kosovës, raporton Klan Kosova.

    Deputetët opozitarë të këtij komisioni ishin pro, ndërsa votat e pushtetit ishin kundër, teksa nga minoritetet, Verica Ceraniq e Listës Serbe ishte pro, ndërsa Duda Balje abstenoi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!