×
  • Sport
  • Sport

    Futet mes tifozëve holandezë dhe konsumon shumë alkool, shqiptari dehet “tapë” dhe përfundon në spital

    Reporteri
    25 Maj 2022 | 15:58

    Tifozët e dy skuadrave ardhur në Tiranë vazhdojnë të konsumojnë papushim alkool. Ata këndojnë dhe hedhin parulla për skuadrat e zemrës.

    Pjesë e festimeve shpesh janë bërë edhe shqiptarë.

    Në prakun “Rinia” është bashkuar edhe një shqiptar që si duket nuk ka mundur dot t’i bëjë ballë holandezëve sa i përket konsumit të alkoolit.

    Nga pija e tepërt ai nuk është ndjerë mirë teksa është marë me barrelë dhe është transportuar me ambulancë në spital.

    E ndërsa ora afron, festa dhe sasia e alkoolit të konsumuar veçse rritet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!