Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton fermerët se është shtyrë afati për aplikim për subvencione për vitin 2022.
Afati i fundit për aplikim tash është vendosur 1 qershori, njofton Ministria, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Sipas Ministrisë, kjo shtyerje vjen si pasojë e kërkesave të fermerëve që nuk kanë mundur të aplikojnë brenda afatit të paracaktuar.
“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton të gjithë fermerët e Republikës së Kosovës se afati për aplikim për pagesa direkte – subvencione për vitin 2022 është zgjatur deri më 01 qershor 2022 ora 16:00.
Kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për shkak të kërkesave të fermerëve dhe Drejtorive Komunale për Bujqësi duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve, që kanë mbetur pa aplikuar deri më tani në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2022”, kanë deklaruar nga Ministria e Bujqësisë në njoftim për media. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.