Presidentja Vjosa Osmani sot ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare në Tiranë, me ftesë të presidentit Ilir Meta.
Ajo ka thënë se ka diskutuar për trendin aktual në kontekstin shtetëror, rajonal e ndërkombëtar, bashkë me senatorë e kongresmenë amerikanë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe të atyre joqeveritare që merren me luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore.
Postimi i saj i plotë në Facebook:
Me ftesë të presidentit Ilir Meta, sot kam marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare në Tiranë, me temë: Trendet aktuale të trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkanin Perëndimor.
Bashkë me senatorë e kongresmenë amerikanë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe të atyre joqeveritare që merren me luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore, diskutuam për trendin aktual në kontekstin shtetëror, rajonal e ndërkombëtar.
Trafikimi me qenie njerëzore nuk është vetëm një fenomen që duhet trajtuar nga prizmi ligjor e institucional. Trafikimi do të thotë një mundësi e humbur për zhvillim personal e avancim, një jetë larg bankave shkollore apo familjarëve e më të dashurve – do të thotë vuajtje, dhimbje, e dëshpërim. Ne duhet t’i shkatërrojmë zinxhirët e këtij krimi përpara se ato ta shkatërrojnë fatin e më shumë njerëzve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.