Policia e Kosovës ditë më parë është njoftuar se një qytetari në Pejë deri sa ishte në një lokal i kanë rënë nga xhepi të holla në vlerë prej 200 euro.
Pas kësaj, qytetari në fjalë ka raportuar se dyshon se këto të holla i ka marrë dikush tjetër.
Nga hetuesit policor në stacionin e Pejës është bërë shikimi i kamerave të sigurisë së objektit, nga ku është vërejtur se një person i panjohur shihet duke i marrë këto të holla dhe duke u larguar nga vendi me veturën e tipit “Opel” me targa të Malit të Zi.
“E dyshuara ka tentuar të kaloj në pikën kufitare ne Kullë, e njëjta është arrestuar. Njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, ka intervistuar të dyshuarën: E. M., e lindur me 1971 shtetase e Serbisë”,thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu u tha se nga e dyshuara janë sekuestruar të hollat prej 200 eurove, të cilat pas procedurave ligjore do t’i kthehen viktimës.
E dyshuara pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.