Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pasi është ekzekutuar shtesa prej 100 eurosh për 220 mijë punëtorët e sektorit privat.
Në këtë reagim, Vetëvendosje thotë se ekzekutivi ka ndarë këtë shtesë për punëtorët e sektorit publik, ata të sektorit privat dhe për studentët, pa ua prekur kontributet.
Sipas subjektit më të madh politik në vend, Qeveria do të vazhdoj të jetë në krah të qytetarëve të Kosovës.
Reagimi i plotë i VV-së:
Ekzekutohet shtesa prej 100 eurosh për 220 mijë punëtorët e sektorit privat
Duke ua njohur vështirësitë qytetarëve në këto kohëra kur inflacioni është rritur si asnjëherë më parë, qeveria ndau shtesa prej 100 eurosh për punëtorët e sektorit publik, ata të sektorit privat dhe për studentët, pa ua prekur kontributet.
Qeveria do të vazhdojë të jetë krah qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.