Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin Kurti për qëndrimin e tij jashtë Kosovës.
Çitaku përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, këtë qëndrim të Kurtit në SHBA fillimisht, e më pas në Zvicër, e ka quajtur të papërgjegjshëm dhe të paprecedan, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Tutje ajo ka ironizuar me vizitën e tij të fundit në një fabrikë të çokollatave në Zvicër.
“E paprecedan dhe tërësisht e papërgjegjëshme që Kryeministri në detyrë tash e tri javë është jashtë Kosovës. Sot e paska vizituar njê fabrikë të çokolladave në Zvicër, e paska bërë shqiponjën me studentët shqiptarë atje. Vizita në SHBA mund të kualifikohet si studimore, thënë më së buti. Në ndërkohë në Kosovë inflacioni ka kaluar 11%, e sot bordi i AKP-së, i zgjedhur nga Kurti paska shpallur valën e re të privatizimeve ( kujtoni pak deklaratat e Kryeministrit për privatizimin në Kosovë)”, ka shkruar ajo.
Opozita edhe në seancën e sotme të Kuvendit e ka kritikuar qëndrimin e gjatë të shefit të qeverisë jashtë Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.