Enca prej kohësh në rrjete sociale ka hapur ‘aplikimet’ për të dashurin ideal i cili mesa duket, nuk po vjen që nuk po vjen.
Por, nëse s’ka partner, pse të mos ketë partnere?
Këngëtarja e njohur, nga Dubai ku po qëndron thuajse me kohë të plotë, është shfaqur duke puthur në buzë një vajzë.
Pas videos së puthjes, atë e ka konsideruar si të dashur duke thënë mes tjerash se “është më e mirë se e jotja”.
Por, kush është vajza?
Bëhet fjalë për modelen ruso-koreane e njohur me nofkën Bonni.
View this post on Instagram
Reklamë
Ajo qëndron thuajse gjithë vitin në Dubai, aty ku duket të jetë njohur me Encën.
Këngëtarja shqiptare që nga dita zero e paraqitjes së parë publike të saj na e ka dëshmuar se nuk e çan kokën për paragjykime, prandaj kohë pas kohe ‘ngacmon’ ndjekësit me postime të tilla dhe thyen edhe tabu, kur është nevoja.