×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëdhënësi i PDK-së thotë se Kurtin nuk e kanë pranuar në Shtëpinë e Bardhë

    Reporteri
    26 Maj 2022 | 21:16

    Duke e komentuar vizitën e kryeministrit, Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, thotë se Kurtin nuk e kanë pranuar në Shtëpinë e Bardhë.

    Abdullahu deklaroi se nuk mund të vlerësohet vizita e Kurtit në SHBA pa u përmendur mungesa e një takimi të nivelit të lartë.

    “Është e pashmangshme të vlerësohet vizita e kryeministrit Kurti në SHBA e të mos thuhet ajo që është më e rëndësishmja në këtë takim apo thënë më mirë në këtë vizitë ku mungon, ka munguar takimi i një niveli të lartë, takim në Shtëpinë e Bardhë. Kurti nuk e ka planifikuar të shkojë në Shtëpinë e Bardhë dhe tash po e akuzoj Kurtin po them pse nuk shkove ti në Shtëpinë e Bardhë. Jo, është shumë më i thjeshtë problemi. Ti më herët pse nuk e planifikove me shku në Shtëpinë e Bardhë, a din pse, pse nuk të pranojnë në Shtëpinë e Bardhë, për këtë arsye nuk ke planifiku pse ata nuk të kanë pranuar”, tha ai në TV1.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!