×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK’ja mblidhet në Lipjan, Abdixhiku: Vendi ka nevojë për një projekt të ri politik

    Reporteri
    26 Maj 2022 | 22:21

    Lidhja Demokratike e Kosovës është mbledhur sot në Lipjan, ku ka prezantuar pikëpamjet rreth qeverisjes lokale, shkruan Reporteri.net.

    Për këtë takim ka njoftuar kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se gjatë ditëve, javëve e muajve në vijim, LDK’ja do të bashkëbisedojë me qytetarë tanë në çdo anë të Kosovës e në mërgatë.

    Sipas tij, vendi ka nevojë për një projekt të ri politik.

    “Gjatë ditëve, javëve e muajve në vijim, LDK do të bashkëbisedojë me qytetarë tanë në çdo anë të Kosovës e në mërgatë. Vendi ynë ka nevojë për një projekt të ri politik, që i jep drejtim zhvillimit shoqëror, ekonomik e rrugëtimit tonë euro-atlantik. Këtë projekt të ri, do ta ndërtojmë bashkërisht sot, për ta implementuar në qeverisje nesër”, ka shkruar Abdixhiku.

    Abdixhiku ka bërë me dije se takimi i radhës do të mbahet në Komunën e Pejës, që udhëhiqet nga Gazmend Muhaxhiri./Reporteri.net

    Postimi i plotë:

    LDK IU DËGJON

    Programi ynë politik po merr formë. Sonte, mbajtëm takimin e parë rajonal – pjesë e konsultimeve programore me qytetarët tanë të regjionit Qendër. Platforma jonë politike, “Lidhja për të ardhmen” merr kuptim vetëm atëherë kur buron e ndërtohet nga qytetarët tanë, punëtorët, ndërmarrësit, grupet e interesit e profesionistët e fushave.

    Sonte, nën temëm “Qytetet tona: Digjitalizimi, Planifikimi dhe Transformimi”, prezantuam pikëpamjet tona rreth qeverisjes lokale. Lipjani ishte nikoqir i këtij takimi. Përparimi, Xhafa, Vlora, Blerta dhe Imriu, paraqitën sfidat e vizionet e tyre. Morrëm dhe mendime e sugjerime të vlershme gjatë diskutimeve të hapura me qytetarë. Ato do të shtresohen në programin më përmbajtësor që Kosova ka patur ndonjëherë.

    Gjatë ditëve, javëve e muajve në vijim, LDK do të bashkëbisedojë me qytetarë tanë në çdo anë të Kosovës e në mërgatë. Vendi ynë ka nevojë për një projekt të ri politik, që i jep drejtim zhvillimit shoqëror, ekonomik e rrugëtimit tonë euro-atlantik. Këtë projekt të ri, do ta ndërtojmë bashkërisht sot, për ta implementuar në qeverisje nesër.

    Takimin e radhës rajonal do ta mbajmë tek Gazi në Pejë; me qytetarë të anës së Dukagjinit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!