Ministri i Jashtëm e Rusisë, Sergey Lavrov, ka thënë se krimet në Bucha, janë trillime dhe ngjajnë me atë që ka ndodhur në fshatin Reçak më 1999, kur forcat serbe vranë dhjetëra civilë.
Ai madje ka akuzuar SHBA-në për atë që po ndodh në Ukrainë dhe krimet atje i ka lidhur edhe me ato në Kosovë.
Siç raportojnë mediat serbe, në një intervistë për mediat ruse, Lavrov tha se si në Bucha ashtu edhe në Reçak nuk pati krime.
Në fakt, si pamjet e Buchas ashtu edhe ato të Reçakut kanë prekur ndërgjegjen e botës demokratike.
Në Reçak, forcat serbe vranë 45 civilë, ndërkohë emërtimi i këtij krimi si gjenocid nga ish-kryesuesi i OSBE-së, William Walker, bëri që NATO-ja të ndërhyjë për të ndalur krime të tjera të Serbisë.
Në Bucha, forcat ruse kanë vrarë shumë ukrainas, teksa pas largimit nga qyteti, janë gjetur kufomat me duar të lidhura.
Si Rusia, ashtu edhe Serbia nuk i pranojnë këto krime.
“Në të njëjtën mënyrë është bërë më 23 prill në Bucha, afër Kievit. Është e njëjta skemë. Funksionon, pavarësisht nëse bind dikë apo jo. Ata (amerikanët v.j.) as nuk kishin pse të bindin dikë. Bombarduan Jugosllavinë, e bënë Kosovën të pavarur, duke shkelur të gjitha parimet”, ka thënë Lavrov.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.