Një ngjarje rëndë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në një familjen në veri të Mitrovicës, ku dyshohet se kanë mbetur të vdekur dy persona.
Kosovapress raporton se pas një mosmarrëveshjeje mes vete në familjen Bigoviq, ku janë përfshirë disa anëtarë të familjes, djali ka sulmuar me thikë babain me ç’rast e ka plagosur rëndë, ndërsa vetë ka mbetur i vdekur.
Sipas këtyre raportimeve, në këtë incident është përfshirë edhe djali tjetër i kësaj familje, i cili dyshohet se duke i ndihmuar babait, ka vrarë vëllain e tij.
Babai i plagosur fillimisht është dërguar në spital derisa ishte në gjendje kritike për jetën, ku më pas ka ndërruar jetë.
Sipas këtyre burimeve, bëhet fjalë për vëllezërit binjakë U. Bigoviq. dhe M. Bigoviq, të lindur më ndërsa babai i tyre që mbeti fillimisht i plagosur është avokati Millan Bigoviq.
I kontaktuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, ka konfirmuar lajmin.
“Zyrtarisht nuk kam marr akoma ndonjë raport. Ajo që di deri më tani, bëhet fjalë për dhunë në familje ku ka edhe të vrarë”, ka thënë shkurt Radoviq.