×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Mitrovicë, djali dyshohet se theri për vdekje babain dhe vëllain

    Reporteri
    27 Maj 2022 | 9:14

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në një familje në veri të Mitrovicës, ku kanë mbetur të vdekur babë e bir, shkruan Reporteri.net.

    Nga policia kanë konfirmuar për Reporteri.net se i dyshuari e ka therur për vdekje babain dhe vëllain e tij.

    Zëvendësdrejtori rajonal i Mitrovicës Veriore, Besim Hoti ka konfirmuar se i njëjti është arrestuar.

    “Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur brenda një familje. Një person ka vrarë babain dhe vëllain e tij. I ka therr me thikë dhe të njëjtit s’kanë mundur t’iu përballojnë plagëve dhe kanë vdekur në vend. I dyshuari është arrestuar”, ka thënë Hoti.

    Ndërkohë, në media raportohet se personi që ka mbetur i vrarë nga i dyshuari, djali i tij është avokati Millan Bigoviq.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!