×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori amerikan i reagon ministrit rus që e quajti “trillim” masakrën e Reçakut

    Reporteri
    27 Maj 2022 | 11:08

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i ka reaguar shefit të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, i cili e quajti “trillim” masakrën e Reçakut, shkruan Reporteri.net.

    Në reagimin e tij, Hovenier ka shkruar se ata që që mohojnë mizoritë në Reçak kërkojnë të pengojnë përparimin drejt pajtimit rajonal, konsolidimit demokratik dhe integrimit evropian dhe euroatlantik

    “Ata që mohojnë mizoritë në Reçak kërkojnë të pengojnë përparimin drejt pajtimit rajonal, konsolidimit demokratik dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka shkruar Hovenier.

    Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov,  gjatë ditës së djeshmeka thënë se krimet në Bucha, janë trillime dhe ngjajnë me atë që ka ndodhur në fshatin Reçak më 1999, kur forcat serbe vranë dhjetëra civilë.

    Ai madje ka akuzuar SHBA-në për atë që po ndodh në Ukrainë dhe krimet atje i ka lidhur edhe me ato në Kosovë.

    Siç raportuan mediat serbe, në një intervistë për mediat ruse, Lavrov tha se si në Bucha ashtu edhe në Reçak nuk pati krime. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!