Kombëtarja e Kosovës sot nisi përgatitjet për ndeshjet e edicionit të ri në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” gjatë muajit qershor do t’i zhvillojnë katër ndeshje në kuadër të kësaj gare.
Kosova duelin e parë e zhvillon më 2 qershor si mysafire e Qipros, më pas dy ndeshje i luan në shtëpi kundër Greqisë (më 5 qershor) dhe kundër Irlandës së Veriut (më 9 qershor), teksa në fund si mysafire përballet me Greqinë (më 12 qershor).
Florent Hadërgjonaj është njëri prej futbollistëve që nuk është grumbulluar me Kombëtaren për këto ndeshje.
Përzgjedhësi Alain Giresse sot në konferencën për media tha anëtari i Kasimpasas ka kërkuar që të mos përfshihet në këto ndeshje për shkaqe personale.
Martesa mendohet të jetë arsyeja pse Hadërgjonaj ka kërkuar leje nga Giresse.
27-vjeçari sot përmes llogarisë së tij në “Instagram” njoftoi se është martuar me Dorina Podrimjën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.