Presidenti i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, një prej njerëzve më të afërt të Vladimir Putin dhe mbështetës i luftës në Ukrainë, ka kërcënuar Poloninë në një videomesazh të ri të publikuar online.
Kadyrov, i cili mban edhe gradën e gjeneralit në ushtrinë ruse, ka dërguar në Ukrainë trupa të shumta nga Çeçenia, për të mbështetur pushtimin rus. Ai sulmon Poloninë për shkak të mbështetjes që vendi i Bashkimit Europian dhe i NATO-s i ka dhënë Ukrainës që prej nisjes së luftës.
“Ukraina mbaroi tanimë. Tani, jam i interesuar për Poloninë. Çfarë po kërkon të arrijë Polonia? Pasi të kemi mbaruar punë me Ukrainën, mund t’ua tregojmë për 6 sekonda se çfarë jemi në gjendje të bëjmë, nëse na jepet urdhri”.
Kadyrov gjithashtu kërkoi që Polonia të lëshojë një kërkesë zyrtare faljeje për sulmin me bojë ndaj ambasadorit rus në Varshavë, më 9 maj, teksa po vizitonte një varrezë ushtarake sovjetike me rastin e Ditës së Fitores kundër nazizmit.
Forcat çeçene janë përdorur gjerësisht në rrethimin e Mariupolit, por flitet se kanë qenë të pranishme edhe në masakrat ndaj civilëve në rrethinat e Kievit./A2CNN
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.