Sonte me fillim nga ora 21:00, stadiumi “Stade de France” do të jetë nikoqir i ngjarjes më prestigjioze të garave evropiane, ku Real Madridi dhe Liverpooli do të luftojnë kokë më kokë për trofeun e Ligës së Kampionëve.
Hera e fundit që Real Madridi e fitoi trofeun e çmueshëm të kësaj gare ishte pikërisht kundër Liverpoolit, ku në maj të vitit 2018 “galaktikët” mposhtën gjigantin anglez me rezultat 3:1, për t’u kurorëzuar me titullin e 13 evropian.
Në anën tjetër, “të kuqtë” e Jurgen Klopp rikthehen në finale të Ligës së Kampionëve pas tre viteve, ku në vitin 2019 e mposhtën skuadrën e Tottenhamit me rezultat 2:0 për ta fituar trofeun e gjashtë evropian në histori të klubit.
Ndërkaq, kjo do të jetë finalja e tretë mes këtyre dy klubeve në histori të Ligës së Kampionëve, ku në vitin 1981 Liverpooli e mposhti Realin me rezultat minimal 1:0, kurse në vitin 2018, gjiganti spanjoll triumfoi në finale me rezultat 3:1.
Finalja e këtij sezoni të Ligës së Kampionëve ishte paraparë që të zhvillohet në stadiumin “Krestovsky” të Shën Petersburgut të Rusisë, por si pasojë e agresionit rus në Ukrainës, UEFA vendosi ta zhvendosë finalen në Paris.
Chelsea është kampion aktual i Evropës pasi në finalen e vitit të kaluar mposhtën Manchester Cityn.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.