×
  • Lajme
  • Lajme

    Varroset babai i Hysni Gucatit

    Reporteri
    28 Maj 2022 | 17:00

    Sot është varrosur Avdullah Gucati, babai i ish-kreut të OVL e UÇK-së, Hysni Gucati.

    Në ceremoninë e varrimit ka marrë pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili ka publikuar disa fotografi nga atje derisa ka shkruar edhe një mbishkrim.

    “Lajmi për vdekjen e bacës Avdullah Gucati ( babait të Hysni Gucatit i cili padrejtësisht po mbahet në Hagë), ishte i rëndë e pikëllues për të gjithë ne. Sot në ceremoninë e varrimit të tij, iu shprehëm ngushëllime familjarëve e të afërmëve. Në këto momente të dhimbjes, qëndrojmë me ju e përkrah jush. Kujtimet për bacën Avdullah, qofshin të përjetshme, dheu i Kosovës i qoftë i lehtë!“, ka shkruar Mehaj në faqen e tij zyrtare në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!