×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada Amerikane për riatdhesimin e kosovarëve nga Siria: Kosova po demonstron lidership global në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit

    Reporteri
    28 Maj 2022 | 17:06

    Ambasada amerikane me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se një veprim i këtillë është, siç e quajtën ata, shembull për t’u ndjekur nga shtetet e tjera.

    “Riatdhesimi i sotëm i qytetarëve kosovarë nga zonat e konfliktit në Siri, grupi i tretë në 4 vitet e fundit, përbën shembull për të tjerët, që duhet ndjekur. Kosova vazhdon të ndjejë përgjegjësinë për qytetarët e saj duke demonstruar lidership global në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane në Prishtinë.

    Sot është njoftuar për për kthimin nga Siria të 13 shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës. Kthimi është realizuar përmes një aksioni të përbashkët nga ministrat e mbrojtjes të dy shteteve.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se në mesin e tyre janë edhe dy kosovarë.

    Mes tjerash, Sveçla tha se Kosova është shtet lider global në luftën kundër terrorizmit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!