×
  • Lajme
  • Botë

    Ukraina: Pas grurit, Rusia po na vjedh dhe çelikun

    Reporteri
    28 Maj 2022 | 19:48

    Pas javësh të gjata luftimesh, më në fund ka nisur puna për eksportin e mallrave në portin e Mariupolit, i cili konsiderohet si një nga pikat kyçe të ekonomisë vendase.

    Por, tashmë që qyteti port ka rënë në duart e rusëve dhe anijet që qarkullojnë dhe përpunohen në të kontrollohen prej tyre.

    Sipas agjencisë së lajmeve TASS, ngarkesa me çelik që ishte ngarkuar në Mariupol tashmë ishte në rrugën e saj drejt Rusisë.

    I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Avokatit të Popullit në Ukrainë, Lyudmyla Denisova e cila e cilësoi këtë akt të Rusisë si grabitje.

    “Pas vjedhjes së drithit ukrainas, pushtuesit iu drejtuan eksportit të çelikut nga Mariupol”, u shpreh Denisova në një postim në rrjetet sociale. /a2cnn

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!