×
  • Lajme
  • Lajme

    Glauk Konjufca po shkruan dy libra, priten të botohen së shpejti

    Reporteri
    28 Maj 2022 | 20:55

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, së shpejti do t’i botojë dy libra të tij.

    Këshilltari i tij, Ilir Kërçeli, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka treguar se dy librat e tij titullohen ‘Epistema e Dhomës së zezë’ dhe ‘Ontologjia e Artit të Shtatë’.

    “Gati drejt përfundimit! Shumë shpejt në duart e lexuesve e sidomos të dashamirëve të filmit!”, shkroi Kërçeli.

    Kujtojmë se Konjufca po ashtu është autor i librit “Huti i Minervës Fluturon në Muzg: G.Ë.F. Hegel”, të cilën e botoi në vitin 2012.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!