×
  • Lajme
  • Lajme

    Sigurimi i “Zone Club” sulmohet me kallashnikov, nuk e kishte lejuar një person të futej në diskotekë

    Reporteri
    29 Maj 2022 | 9:35

    Në orët e mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një tentim vrasje te “Përroi i Njelmët”, në Prishtinë, ku një person është gjuajtur me kallashnikov derisa ishte në veturën e tij.

    Burimet e sinjalit bëjnë me dije se personi që u sulmua është K.P., sigurim i diskotekës “Zone Club”, i cili ka pësuar plagë për shkak të sulmit me armë.

    Siç mëson Sinjali, viktima dyshon se u gjuajt me armë nga një person të cilin s’e kishte lejuar të hyjë në diskotekë gjatë ditës së djeshme.

    Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, me ç’rast viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim, ndërkohë që zyrtarët policorë kanë gjetur disa gëzhoja të kallashnikovit.

    Përveç lëndimeve që ka pësuar viktima, edhe në automjetin e tij janë shkaktuar dëme nga sulmi me armë.

    Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti “tentim vrasje” dhe të nisin hetimet për identifikimin e të dyshuarit dhe arrestimin e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!