×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhi Avdyli pasi u zgjodh kryetar i Guxo në Prizren: Do të jemi një parti e guximshme

    Reporteri
    29 Maj 2022 | 16:54

    Deputeti i Kuvendit nga ‘Lista Guxo’, Haxhi Avdyli, është zgjedhur kryetar në degën e kësaj në Prizren, në kuvendin e parë zgjedhor.

    Pas zgjedhjet në këtë pozitë, Avdyli që mban edhe pozitën e deputetit, ka thënë se Guxo do të shtrihet në gjithë vendin, dhe se do të jenë opozitë e fortë edhe në komuna.

    “Do të jemi zëri juaj, dhe çdo vendim do ta marrim bashkërisht me juve, vendimin më të mirë, duke vendosur interesin tuaj, e jo tonin personal. Do të jemi një parti e guximshme, jo veç në kundërshtimin e proceseve negative, por sjelljen e ndryshimeve, do të jemi një zë autentik, opozitar edhe në nivel komunal”, tha Avdyli, shkruan Reporteri.net.

    Ai tha se pas tre viteve synojnë të jenë pjesë e pushteve komunale, dhe të udhëheqin edhe ndonjë komunë.

    ‘Lista Guxo’ dje mbajti sesionin e parë zgjedhor në Mitrovicë, ku kryetar u zgjodh Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, me 296 vota për dhe një abstenim. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!