×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj takohet me shqiptarët në Lozanë të Zvicrës: Diaspora jonë, shtyllë e shtetit të Kosovës

    Reporteri
    29 Maj 2022 | 17:28

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është duke qëndruar në Zvicër.

    Ai sot ka takuar bashkatdhetarët në Lozanë të Zvicrës, në një tubim madhështor, ku tha se diaspora ndër vite ka qenë shtyllë e konsolidimit të shtetësisë së vendit, përkrahje e parezervë për ekonominë por dhe model i suksesit dhe të arriturave.

    “Takimi me bashkatdhetarë, sikur ky sot në Lozanë të Zvicrës, është emocion i veçantë. Diaspora jonë, ndër vite ka qenë shtyllë e konsolidimit të shtetësisë së vendit, përkrahje e parezervë për ekonominë por dhe model i suksesit dhe të arriturave. Krenar kur shoh dhe takoj bashkatdhetarë të zot me profesione e ekspertiza të ndryshme, që jo vetëm na bëjnë krenar me suksesin e tyre, por i japin paraqitjen e merituar shtetit të Kosovës, duke e lartësuar identitetin tonë. Gjithmonë mirënjohës për dedikimin e tyre të pakusht ndaj atdheut”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!