×
  • Lajme
  • Lajme

    Armend Zemaj nga Brukseli: LDK dhe mërgata, bashkë për të mirën e atdheut

    Reporteri
    29 Maj 2022 | 17:44

    LDK po zhvillon takime me mërgimtarë dhe me strukturat e partisë së tij në disa shtete të Europës. 

    Përveç kryetarit Lumir Abdixhiku, po merr pjesë edhe deputeti Armend Zemaj.

    Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se LDK dhe mërgata kishin festë, ngaqë kremtuam 32 vjetorin e themelimit të degës së shtëpisë politike në Bruksel, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    LDK dhe mërgata kanë një synim të përbashkët; të mirën e atdheut.

    LDK dhe mërgata janë të bashkuara natyrshëm; e mira e atdheut na bashkon. Bashkë ishim kur LDK u themelua nga Presidenti historik, Ibrahim Rugova. Bashkë ishim në rrugëtimin për liri e pavarësi. Bashkë do të jemi drejt proceseve integruese. Bashkë do të jemi përgjithmonë.

    Sot, LDK dhe mërgata kishin festë, ngaqë kremtuam 32 vjetorin e themelimit të degës së shtëpisë sonë politike në Bruksel.

    Në këtë festë madhështore ishte edhe i pari jonë – kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga ekipi për mërgatë.

    Takimet me bashkatdhetarë në Beneluks; qytetarë e struktura të Belgjikës, Holandës dhe Luksemburgut janë pjesë e aktivitetit tonë të përbashkët.
    Bashkë, përgjithmonë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!