×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Mimoza Kusari: Lidhja e re e Serbisë me gazin rus, veprim i planifikuar

    Reporteri
    29 Maj 2022 | 17:51

    Kryetarja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila ka reaguar ndaj vazhdimit të furnizimit të Serbisë me gazin rus, duke thënë se Beogradi zyrtar me këtë po ua kthen shpinën politikave evropiane dhe se ka zgjedhur qartë se kujt ia mban anën në agresionin rus në Ukrainë.

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se kishte rënë dakord për një kontratë të re trevjeçare për furnizimin me gaz në një bisedë telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin.

    “Ky është një veprim i planifikuar mirë i përkrahjes së agresorit (për të paktën tri vjet të tjera) dhe injorimit të plotë të përputhshmërisë me politikat e BE-së. Tani kushdo që del përpara duke mbrojtur atë që nuk ka mbetur asgjë për t’u mbrojtur, është qartësisht që po anashkalohet”, ka shkruar Kusar-Lila në Twitter.

    Reagime kanë ardhur edhe nga Presidenca e Kosovës, ku shef i stafit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela, ka shkruar se deri kur BE-ja do ta tolerojë këtë?

    /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!