×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK: Të rritet paga minimale mbi 300 euro, të lejohet tërheqja e 30% të Trustit

    Reporteri
    29 Maj 2022 | 20:13

    Partia opozitare, PDK po kërkon rritje të pagës minimale mbi 300 euro dhe tërheqjen e Trustit deri në 30%.

    Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci në një konferencë për media tha se buxheti i familjeve kosovare po zvogëlohet dhe çmimet po rriten, dhe shporta po zvogëlohet.

    “Kemi dhënë shumë rekomandime, edhe për ligjin e pagave, edhe për pagën minimale, edhe për trustin pensional. Ato duhet të ndodhin sa më shpejtë. Rritja e pagës minimale duhet të bëhet mbi 300 euro dhe të lejohet tërheqja e 30% të Trustit”, ka thënë Stavileci në një konferencë për media, shkruan Reporteri.net.

    Stavileci ka thënë se pas fitores së 450 mijë familjeve kundër shtrenjtimit të padrejtë, të paarsyeshëm e të paligjshëm të energjisë elektrike, do ta vazhdojmë me punën për gjetjen e rrugëdaljes për ta kthyer fuqinë blerëse të familjeve dhe për të mos lejuar varfërimin e mëtejshëm të tyre, meqenëse Qeverisë nuk po i bëhet vonë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!