×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kërcënohet me jetë kryetari i KQZ-së në Shqipëri

    Reporteri
    05 Korrik 2019 | 13:35

    Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri është kërcënuar me jetë.


    Pas mbledhjes së djeshme ku anëtarët e KQZ-së diskutuan mbi hapjen e kutive të 30 qershorit, mësohet se kreut të institucionit i janë bërë kërcënime serioze me jetë jo vetëm mbi personin e tij por edhe mbi pjesëtarët e familjes.

    Për shkak të këtyre kërcënimeve, Garda e Republikës ka marrë në mbrojtje kryetarin e KQZ-së duke i vënë në dispozicion një numër të lartë efektivësh në gadishmëri të cilët qëndrojnë në zyrën e tij.

    E njëjta procedurë është bërë dhe për familjarët e Zgurit, të cilët ruhen nga forca të policisë së rendit.

    Kujtojmë se Klement Zguri, i zgjedhur kryetar i KQZ-së pas marrëveshjes së majit 2017 mes Ramës e Bashës, ka qenë i vetmi anëtar i institucionit më të lartë zgjedhor, i cili është shprehur kundër mbajtjes së zgjedhjeve më 30 qershor, me argumentin se dekreti i Presidentit e ka pamundësuar këtë datë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!