Tashmë edhe zyrtarisht, klubi i Chelseat është bërë me pronarë të rinj.
Klubi londinez ka njoftuar se konsurciumi i udhëhequr nga Todd Boehly nga sot e ka nën pronësi klubin.
Procesi i shitjes ka marrë të gjitha miratimet e nevojshme, si nga Qeveria e Britanisë së Madhe, Premier Liga dhe autoritetet e tjera.
Sipas marrëveshjes, Boehly dhe Clearlake do të udhëheqin tash e tutje me klubin e Chelseat.
“Konsorciumi i udhëhequr nga Todd Boehly dhe Clearlake Capital përfundon blerjen e Chelsea Football Club”, thuhet mes tjerash në njoftimin e klubit nga Londra.
“Ne jemi të nderuar të bëhemi kujdestarët e rinj të Chelsea Football Club”, tha Boehly.
“Ne jemi të gjithë brenda – 100% – çdo minutë të çdo ndeshjeje. Vizioni ynë si pronarë është i qartë: ne duam t’i bëjmë fansat krenarë. Së bashku me angazhimin tonë për të zhvilluar skuadrën e të rinjve dhe për të fituar talentin më të mirë, plani ynë i veprimit është të investojmë në klub për një kohë të gjatë dhe të ndërtojmë historinë e jashtëzakonshme të suksesit të Chelseat. Unë personalisht dua të falënderoj ministrat dhe zyrtarët në Qeverinë britanike dhe Premierligën, për të gjithë punën e tyre në realizimin e kësaj”, shtoi Boehly.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.