Kombëtarja U21 e Kosovës ka zbuluar listën me futbollistët e ftuar për tri ndeshjet e qershorit.
“Dardanët” më 4 qershor do të luajnë në udhëtim te Andorra, më 10 qershor do e presin Anglinë, kurse më 13 do të jenë mysafirë të Shqipërisë.
Të tri këto ndeshje janë të vlefshme në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Albert Bunjaki ka zbuluar listën me futbollistët e ftuar për këto ndeshje, teksa dominojnë futbollistët prej jashtë vendit.
Art Hoti, Ilir Krasniqi, Valmir Veliu, Qëndrim Zyba, Ardit Tahiri, Baton Zabërgja dhe Arnis Ajeti janë futbollistët e ftuar nga skuadrat kosovare./express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.