×
  • Sport
  • Sport

    Torino e merr vendimin final për Berishën

    Reporteri
    31 Maj 2022 | 9:42

    Etrit Berisha i ka bindur drejtuesit e Torinos me paraqitjet e tij pozitive që i shfaqi në sezonin 2021/22.

    Portieri kosovar e shfrytëzoi për mrekulli mungesën e titullarit, Milinkovic-Savic shkaku i lëndimit, për ta marrë më pas pozitën e pazëvendësueshme në portë.

    Për këtë arsye, mediat italiane raportojnë se klubi “Granata” po planifikon ta blejë kartonin e përfaqësuesit shqiptar, shkruan “Gazeta Express”.

    Kartonin e portierit prishtinas e mban Spal, por që Torino është e gatshme t’i paguajë 1 milion euro për ta bërë të vetin përfundimisht ish-portierin e Lazios, i cili ishte i huazuar në ekipin torinez në edicionin që sapo përfundoi.

    Berisha do të qëndronte me kënaqësi në Torino, ku do të kishte konkurrencë të fortë edhe në edicionin 2022/23 për ta fituar një vend titullari, por që me kualitetet që i posedon, mund t’ia dalë mbanë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!